Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ancelotti: Konkurenca rrit nivelin e Serie A, me Empolin rikthehemi te fitorja

Carlo Ancelotti duket mjaft i kënaqur me ecurinë e Napolit të tij gjatë këtyre javëve, dhe po sheh me mjaft interes klasifikimin e kampionatit italian. 59-vjeçari deklaroi në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Empolin, se konkurrenca mund ta bëjë interesante Serinë A:

“Janë disa skuadra që po përpiqen t’i afrohen Juves. Për shembull, Interi po kalon një periudhë pozitive. Kjo gjë rrit nivelin e kampionatit, dhe rrjedhimisht, shton konkurrencën për të fituar trofeun në fund. Për sa i përket takimit me Empolin, jam i bindur se djemtë do të bëjnë një lojë të mirë, në të njëjtën lartësi si në ndeshjet e kaluara”.

Napoli po i jep emocione të veçanta Ancelottit, dhe këtë e konfirmon vetë tekniku italian. Pas 4 muajsh tek të kaltrit, ish-tranjeri i Milanit dhe Realit të Madridit tha se është i kënaqur me rendimentin e ekipit:

“Niveli i lojës së grupit më ka pëlqyer, pavarsisht se ka disa probeme të vogla. Do lëmë pushim disa futbollistë kundër Empolit, por jam i bindur se intensiteti i do të jetë i lartë, dhe lojtarët do të japin maksimumin, pasi është një ndeshje mjaft e rëndësishme”.

Napoletanët vijnë pas një barazimi në minutën e fundit me Romën në kampionat, e për këtë arsye do të kërkojnë të kthehen medoemos tek fitorja në sfidën kundër Empolit. Ekipi i Ancelottit gjendet në vendin  e tretë të Serisë A me 22 pikë të grumbulluara, së bashku me Interin, por me një golavarazh më të dobët.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...