Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti: Merkato? Nuk na plas fare! Reali im është “blind”

Çdo trajner shpreson, kërkon, në disa raste edhe i bën “presion” klubit të jetë aktiv në merkato dhe t’i sjellë sa më shumë lojtarë të rinj, por një nevojë e tillë nuk vlen për Carlo Ancelottin.

63-vjeçari italian është ndryshe nga të tjerët, jo më kot është i vetmi trajner kampion në pesë ligat kryesore të Europës dhe i vetmi me katër Champions League.

“Los Blancos” luajnë sot në La Liga përballë Gironas. Dueli i programuar të zhvillohet në mitikun “Santiago Bernabeu” do të nisë prej orës 16:15 (SuperSport 1).

Emra të ndryshëm lidhen me një transferim te Reali, por Ancelottit as që i intereson merkato në këto momente, pasi është i lumtur me futbollistët që ka në ekip.

Nuk e vrasim mendjen fare për merkaton e janarit, nuk jemi të interesuar. Kjo është skuadra, ky kontingjent nuk do të ndryshojë deri në fund të sezonit, nuk do të ndryshojmë gjatë rrugës”, deklaroi trajneri i kampionëve të Europës.

Reali po zhvillon një sezon fantastik në Spanjë, aty ku numëron 11 fitore dhe vetëm një barazim, duke qenë skuadra e vetme e pamposhtur në La Liga, kampionat i cili synohet të fitohet për herë të 36-të në histori.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...