Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

Ancelotti: Moment tranzicioni për Realin

Ancelotti
Ancelotti

Carlo Ancelotti doli në konferencë për shtypin para derbit me Atleticon e Madridit, ku foli për tema të ndryshme. Trajneri italian theksoi edhe një herë se skuadra “merengues” është në një proces ndryshimi brezash.

Derbi i Kupës: “Si të gjithë derbit, duhet të përgatitet në një mënyrë të veçantë. Ne u kthyem në shtëpi pas dy muajsh. Loja po përmirësohet, ndeshja e fundit ishte shumë e mirë (fitore ndaj Valladolidit) dhe do të jetë argëtuese edhe në derbi.”

Lexo edhe

Momenti për të zëvendësuar Kroos dhe Modric?

“Ata janë profesionistë dhe e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë ky klub. E dinë cilësinë e kësaj skuadre. Folëm për këtë çështje në fillim i sezonit, është një moment tranzicioni dhe të gjithë duhet ta kuptojnë. Si të rinjtë ashtu edhe veteranët. Ky mirëkuptim dhe durim i veteranëve ishte jetik edhe sezonin e kaluar.”

Objektivi ndaj Atléticos: “Ne mendojmë se kemi mundësinë për të arritur në gjysmëfinale. Ne kemi parasysh forcën e rivalit. Është një ndeshje e veçantë dhe argëtuese, sepse Atlético po përmirësohet.”

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...