Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ancelotti mposht Mourinhon në start, Leicester fiton pastër!

Carlo Ancelotti mposht Jose Mourinhon. Everton bën surprizën në javën e parë të Premier League pasi arriti të fitonte brenda në Londër me rezultatin 0-1 përballë vendasve të Tottenham. Në një ndeshje ku Everton ishte vendosur më mirë në fushë dhe në të cilën me skuadrën nga Liverpooli debutoi si titullar James Rodriguez, gjithçka u vendos nga një gol i sulmuesit Dominic Calvert-Lewin në minutën e 55-të. Një gol me kokë i Calvert-Lewin i cili korigjoi shënjestrën të cilën nuk e kishte Richarlisson në pjesën e parë i cili humbi një gol të sigurt me portën e boshatisur. Nisi me humbje sezoni i Tottenham me Jose Mourinhon që ka shumë nevojë për përforcime. E nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri Leicester City që triumfoi 0-3 në fushën e të rikthyerve në Premier League, West Bromëich Albion. Hapi serinë e golave afrimi i ri i kësaj vere, anësori Castagne ndërsa vulosi suksesin e Leicester me dy gola me penallti sulmuesi Jamie Vardy.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...