Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ancelotti: Ndeshje reklamë për futbollin, kam vetëm një keqardhje

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve.

Në një “Santiago Bernabeu” që zjente edhe për shkak të mbylljes së çatisë portative, dy skuadrat dhuruan plot 6 gola, ritëm të jashtëzakonshëm dhe shumë spektakël.

E thekson këtë edhe tekniku i “Los Blancos”, italiani Carlo Ancelotti, i cili nuk ngurron ta cilësojë përballjen mes Realit dhe Man. Cityt si një reklamë për futbollin.

“Kjo ndeshje ishte një spot për futbollin dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke parë cilësinë e skuadrave në fushën e lojës. Ishte një ndeshje shumë intensive, të cilën e patëm nën kontroll për aq kohë sa ia dolëm të ruajmë ritmin. Më pas u tërhoqëm disi, por luajtëm si të barabartë me City-n dhe jemi besimplotë për ndeshjen e kthimit”, tha Ancelotti.

Lexoni edhe:

Trajneri italian i madrilenëve zbulon edhe pishmanin e vetëm nga ky takim dhe nuk ngurron të thumbojë edhe arbitrin e ndeshjes.

“E vetmja keqardhje është që kishim 2-3 raste për të shënuar golin e 3-1 dhe nuk ia dolëm. Arbitri nuk ishte në nivelin e skuadrave në fushë. Mundohej të linte vazhdimin e lojës, por kishte mungesë eksperience dhe dukej qartë”, tha Ancelotti.

Sfida e kthimit mes Manchester City-t dhe Realit të Madridit do të luhet të mërkurën e 17 prillit dhe do të përcaktohet edhe skuadra që do të kualifikohet në gjysmëfinale.

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...