Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ancelotti nuk grumbullon Allan, por… : Braziliani nuk do largohet

Carlo Ancelotti nuk pa grumbulluar mesfushorin brazilian Allan, për sfidën e të shtunës në mbrëmje përballë Milanit në “San Siro”, duke u dhënë edhe më shumë forcë zërave që flasin për transferimin e tij te PSG-ja.

Gjithsesi, vetë trajneri i napolitranëve, në konferencën për shtyp shpjegoi arsyet që e shtynë të mos grumbullojë Allan, duke theksuar se mesfushori brazilian nuk do të largohet, të paktën jo në merkaton e janarit.

“Allan nuk është grumbulluar, pasi java e tij ka qenë e trazuar dhe kemi vendosur që të mbetet në Napoli, për t’u stërvitur dhe për të qenë gati për ndeshjen e Kupës së Italisë. Megjithatë mund t’u theksoj se Allan do të mbetet te Napoli, pavarësisht negociatave me PSG-në, pasi mesfushori është shumë i rëndësishëm për ne. Tjetër diskutim është për Rog, i cili mungon sot, pasi jemi shumë pranë finalizimit të largimit të tij”, deklaroi Ancelotti.

Napoli do të përballet dy herë me Milanin në vetëm 3 ditë, pasi të martën dy skuadrat do të diskutojnë sfidën e vlefshme për Kupën e Italisë. Edhe vetë Ancelotti vlerëson shumë takimin e të martës, por nuk heq dorë nga titulli, ndaj kërkon fillimisht 3 pikët nesër.

“Duke qenë se Juve është e shkëputur disi, logjika të çon te fakti që ne duhet të përqendrohemi te ndeshja e të martës për Kupë, por unë besoj ende te kampionati, ndaj dua që të marrim 3 pikët nesër. Përballë do të gjejmë një Milan shumë të motivuar, me në sulmues si Piatek që ka dëshirë të tregojë vlerat, por jemi gati të luajmë dhe shpresoj të marrim maksimumin”, tha trajneri i Napolit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...