Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti nuk përmbahet, i kërkon presidentit t’i blejë dy yjet e Serie A

Real Madrid do të tentojë dy goditje të mëdha në merkaton e janarit. Iberikja Sport.es zbulon kërkesën e dyfishtë që Carlo Ancelotti i ka bërë presidentit Florentino Perez. Trajneri ka piketuar Rafael Leaon dhe Viktor Osimhen si dy përforcimet ideale për Realin e Madridit.

Sulmuesi portugez i Milanit u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar, teksa këtë sezon numëron gjashtë gola dhe nëntë asiste në 17 ndeshjet e zhvilluara me kuqezinjtë në Serie A dhe Champions League.

Kampionët e Italisë po synojnë të rinovojnë me 23-vjeçarin, i cili ka kontratë deri në vitin 2024. Për Leaon ka interesim konkret edhe nga Chelsea. Ancelotti do edhe Osimhen, yllin e Napolit, klub që shpenzoi 75 milionë euro për kartonin e tij dy vite më parë.

23-vjeçari nigerian po shkëlqen me ekipin e Luciano Spallettit, që u kualifikua si vend i parë në raundin e 1/8-ve në Champions League dhe kryeson Serie A me 8 pikë më shumë se Milani ndjekës.

Osimhen ka shënuar 9 gola me Napolin gjatë këtij sezoni, teksa numëron edhe tri asiste. Tetë prej golave tyre i ka realizuar në kampionatin italian, duke kryesuar i vetëm renditjen e golashënuesve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...