Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti: Objektivi? Gjysmëfinalet e Championsit, City nuk është favorit

Real Madridi do të nisë këtë të mërkurë rrugëtimin në Champions League dhe kundërshtari i parë që do të ketë përballë është Union Berlin.

Duke folur në prag të kësaj sfide trajneri i ekipit spanjoll, Carlo Ancelotti u shpreh se objektivi i parë është që të kalojnë fazën e grupeve, ndërsa vijoi duke thënë se qëllimi kryesor është pjesëmarrja në top 4-shen më të mirë të Championsit.

Lexoni edhe:

“Objektivi është të kalojmë fazën e grupeve, pastaj të kalojmë në çerekfinale… dhe të garojmë deri në fund. Mund të themi pa shumë presion që duam të jemi në top katërshen, është një objektiv që ne mund ta arrijmë”-u shpreh italiani.

Më tej tekniku i “Los Blancos” foli edhe për “favoritin kryesor” për ta fituar Championsin, Manchester City-n, teksa theksoi se ky kompeticion gjithmonë ka surpriza.

“Ata kanë një skuadër që i lejoi të fitonin vitin e kaluar dhe që nuk ka ndryshuar shumë. Megjithatë Champions League në fazën finale, gjithmonë rezervon surpriza. Asnjëherë nuk kemi menduar se jemi favoritë, ashtu siç nuk e mendojmë as për City-n, por ata janë kampionët aktualë…”-deklaroi Ancelotti.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...