Carlo Ancelotti ka qenë shumë pranë emërimit trajner i Romës 2 vite më parë. Është vetë 58-vjecari që zbulon prapaskenën, pas bisedimeve me Pallotta-n, i cili tentoi ta rikthente te verdhekuqtë në rolin e trajnerit.
“Dy vite më parë më telefonoi Pallotta, për të më marrë te Roma. Nuk mund të bëhej asgjë, sepse unë në atë kohë kisha firmosur me Bayernin. Gjithsesi, Roma aktualisht ka një trajner shumë të zotin, si Di Francesco.”
Carlo Ancelotti ka mbetur pa punë prej pak kohësh, pasi u shkarkua nga detyra si trajner i Bayernit. Pavarërisht zërave për të marrë drejtimin e një skuadre të re, italiani është shprehur se deri në fund të sezonit do të shijojë një periudhë relativisht të gjatë pushimesh.
