Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ancelotti, për finalen e Championsit: Borussia, ekip i frikshëm, do të jetë finale e luftuar

Trajneri i Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për përditshmërinë e tij para duelit final të Championsit me Borussia Dortmundin, të planifikuar për të shtunën.

“Më pëlqen të ha brokoli, salmon dhe makarona. Kjo është ajo që do të ha… pas një ore gjumë, nëse mundem, dhe pastaj mendimet për lojën. Para bisedës, zemra fillon të rrahë më shpejt, duke arritur 110/120 rrahje dhe kur loja fillon ritmi kthehet në normalitet”, ka treguar ai në një konferencë për shtyp.

“Duhet të jemi të përgatitur për të gjitha aspektet që do të ndodhin në lojë. Borussia është një ekip i frikshëm në tranzicion. Një bllok mbrojtës shumë kompakt, ka kualitet në të gjitha aspektet. Do të jetë një ndeshje e rivalizuar dhe luftarake. Kushdo që i bën gjërat më mirë do të fitojë”, vijoi ai duke trajtuar çështjen e portës.

Lexo edhe: 

“Lunin dhe Courtois meritojnë të luajnë për shumë arsye. Lunin pati një sezon të mrekullueshëm. Sot ka temperaturë, por do të shërohet. Dhe tani ka ardhur portieri më i mirë në botë. Ky debat është diçka që më gëzon”.

Ancelotti thotë se lojtarët i kanë zënë edhe e finales. “Djersët e ftohta mbërrijnë të shtunën pasdite. Është krejt normale… ata vijnë në çdo ndeshje dhe unë tashmë kam përvojë. Lojtarët e mi janë në modalitetin e Champions League dhe unë kam besim”.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....