Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ancelotti për të ardhmen e Modric: Nuk e di nëse do dëshirojë të qëndrojë si zëvendësues!

Goli i Luka Modric ishte vendimtar të dielën në mbrëmje, për t’i dhënë Real Madrid-it fitoren ndaj Sevilla-s në ndeshjen e La Liga-s, por e ardhmja e veteranit kroat të mesfushës në Bernabeu duket shumë e pasigurt.

Kontrata e tij skadon më 30 qershor, një situatë e përjetuar tashmë sezonin e kaluar, e cila dukej si një lamtumirë, por që në fund solli rinovimin e kontratës së Modric me madrilenët.

Lexo edhe:

Megjithatë, zërat për largimin e Modric këtë verë sa vijnë e shtohen, ndërsa vlen të theksohet se në shtator kroati do të bëjë 39 vjeç.

Ideja e mesfushorit është që të vazhdojë me futbollin e luajtur dhe për sa kohë të jetë të Real Madrid të mbajë rol titullari, por planet e klubit këtë herë duket se po ecin në drejtim të kundërt.

Në përpjekje për të sqaruar këtë çështje, trajneri Carlo Ancelotti foli në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Sevilla-s, teksa theksoi se nuk e di nëse Modric do të pëlqejë të qëndrojë në rolin e zëvendësuesit te “Los Blancos”.

“E gjitha është në dorën e tij, varet nga ai si Kroos dhe Nacho. Ai është një djalë i mirë, shumë modest, e dua, por nuk e di nëse do të dëshirojë të qëndrojë në rolin e zëvendësuesit. Si mund ta ndihmoj? E vështirë… E kuptoj Luka-n nëse është i trishtuar, por nuk është fundi për të. E gjithë bota mendon kështu, përveç tij! Këmbët dhe energjitë i ka akoma shumë mirë, jo nuk është fundi i karrierës… Shikoni cilësitë që ka!”-deklaroi Ancelotti.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Bundesliga

Serie A dhe Bundesliga kanë një mundësi të artë për të dërguar sezonin e ardhshëm në Champions League jo 5, por plot 6 skuadra!...