Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti/ Perez reflekton, stoli i Brazilit më larg!

“Nuk flas për të ardhmen time”. Me këto fjalë iu drejtua Carlo Ancelotti gazetarëve para sfidës së Realit të Madridit me Napolin. Do të shkojë të marrë drejtimin e Brazilit apo do të vazhdojë te Reali i Madridit? Kjo është pyetja. Florentino Perez, gjithmonë ka marrë një vendim personal në lidhje me zgjedhjen e trajnerit. Dhe mediat spanjolle flasin se do të donte një profil të ri.

Xabi Alonso dhe Zinedine Zidane janë preferencat e tij, Raul do të përfshihej vetëm në rast të një nevoje ekstreme. Teksa italiano Roberto De Zerbi nuk bën pjesë në planet e presidentit të Los Blancos.

Këshilltarët e tij, ndërkohë po i sugjerojnë rinovimin e Ancelottit, që sipas tyre është trajneri ideal për këtë klub. Me këtë organikë dhe me këtë projekt teknik. Që për merkaton e ardhshme parashikon vetëm një blerje të madhe, mundësisht atë të Kylian Mbappe.

Lexo edhe:

Vlen të shtohet se një tjetër kandidat, Xabi Alonso nuk do të dëshironte të drejtonte lojtarë që kanë qenë shokë skuadre me të te Reali. Si Modric për shembull, i cili dëshiron të vazhdojë aventurën te Reali.

Për sa i përket Ancelottit, Federata braziliane e kërkon në stolin e 5 herë kampionëve të botës, por italiani ka thënë se do të presë Realin deri në momentin e fundit.

Kuotat e rinovimit për dy vjet me Realin janë në rritje, pasi këshilltarët e Perez mendojnë se të arrinin në pranverë në momentin më të rëndësishëm të sezonit me një trajner në skadencë kontrate, nuk do të ishte diçka produktive.

Vetë Perez vëzhgon dhe dëgjon, ai ka preferencat e tij, merr kohë dhe pret të shohë se si do të vazhdojë sezoni. Duke kujtuar se te Reali fitorja është gjithmonë një detyrim, qëndrimi i Ancelottit në stolin e Los Blancos duke mos shkuar tek ai i Brazilit është një mundësi konkrete.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...