Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti: Rekordi? Më mbush me krenari, tani dua të festoj

Është trajneri i vetëm që ka fituar titullin kampionë pesë ligat kryesore të Evropës. Carlo Ancelotti, tepër I emocionuar pas shpalljes zyrtarisht kampion të Realit, tha se është momenti për të festuar:

“Shumë emocione. Ne kemi arritur një objektiv. Sezoni ka qenë spektakolar, patëm vazhdimësi gjatë gjithë sezonit. Më duhet të falënderoj lojtarët për punën dhe qëndrimin e tyre. Sot duhet të festojmë, jo të flasim, dua të festoj”.

Triumfi në pesë ligat kryesore: “Më mbush me krenari. Mund të them se më pëlqen ajo që bëj. Do të thotë se kam bërë mjaft mirë. Jam krenar. Dua të vazhdoj të fitoj trofe me Realin e Madridit”.

Sfida me Manchester City-n: “Urime lojtarëve, shihemi të mërkurën. Po u them tifozëve se na duhet kjo atmosferë të mërkurën”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...