Vinicus Junior nuk po kalon një moment të qetë, pasi ai po vuan përsëri koret raciste.
Së fundmi, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti foli me tone të larta për këtë situatë shqetësuese në La Liga, pasi braziliani ka qenë objektiv i koreve raciste që kur mbërriti në Spanjë.
“Është një problem i futbollit spanjoll. Unë jam pjesë e futbollit spanjoll dhe mendoj se është një problem që duhet ta zgjidhim, të gjithë së bashku, sepse këtu po mendojnë se Vinicius është fajtori, por ai është viktimë e një fenomeni të shëmtuar dhe që nuk e kuptoj pse duhet të ndodh dhe përsëritet.” – tha Ancelotti të martën në konferencën për shtyp në prag të debutimit të Real Madrid në Kupën e Botës për Klube në Marok.
