Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ancelotti “harron” finalen e tij: Sytë nga Tirana, jam tifoz verdhekuq

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur së fundmi për finalen e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord, duke zbuluar që vazhdon të jetë tifoz i “verdhekuqve”.

Në një intervistë për “UEFA Channel”, tekniku theksoi se ende kujton kohën kur ka qenë në Romë dhe thekson se ka shumë respekt për trajnerin e Romës, Jose Mourinho-n.

“Kam jetuar 7-8 vite në Romë dhe ishte një kohë shumë e mirë, isha 20 vjeç. Ende e kujtoj atë periudhë dhe vazhdoj të jem një super tifoz i Romës. Tani te Roma është një trajner që unë e respektojë shumë, po ashtu është një mik shumë i mirë për mua si Jose Mourinho. Sigurisht që do e ndjek këtë ndeshje.”-deklaroi Ancelotti.

Roma do të përballet me Feyenoordin në finalen e Conference League nesër, më 25 maj, në “Air Albania” në ndeshjen që do të nisë nga ora 21:00, teksa në Tiranë ka filluar mbërritja e dhjetëra mijëra tifozëve italian dhe holandez.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...