Ander Herrera kërkon titullin kampion. Mesfushori i Man.United e ka shprehur hapur objektivin që kanë “Djajtë e Kuq” në këtë sezon të ri të Premier League. Spanjolli shprehet se sezonin e kaluar fituan tre tituj dhe nuk ishte një rastësi, nisur nga ky fakt sipas tij, fitimi i kampionatit është mëse i mundur.
