Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Anderlecht i mban një muaj rrogë dhe nxjerr në shitje Kristal Abazajn!

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare. Një prej tyre është edhe Anderlecht në Belgjikë që në këtë sezon ka dështuar edhe përsa i përket rezultateve. Klubi nga Brukseli u ka kërkuar futbollistëve të tij të heqin dorë nga rroga e 1 muaji për t’i bërë ballë pandemisë së koronavirusit. Në këtë listë lojtarësh që duhet të heqin dorë nga rroga e 1 muaji është edhe Kristal Abazaj i cili edhe pse luan si i huazuar te Kukësi vazhdon të paguhet nga gjigandët belgë.

Nuk dihet se cila do të jetë përgjigjia e Abazajt dhe futbollistëve të tjerë, por tashmë Anderlecht e ka thënë fjalën e saj. Ndërkohë në verë me shumë gjasa Kristal Abazaj do të largohet nga Anderlechti pasi klubi do të nxjerrë në shitje të gjithë futbollistët që nuk bëjnë pjesë në planet e së ardhmes dhe mes tyre përfshihet edhe talenti shqiptar. Anderlecht do t’i shesë edhe kundrejt një kostoje më të ulët këta lojtarë pasi klub synon të mbledhë sa më shumë të ardhura për të marrë veten nga kriza e koronavirusit. Për të blerë kartonin e Kristal Abazajt nga Skënderbeu klubi belg pagoi shifrën e 750 mijë eurove në verën e vitit 2018.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...