Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Andersson: Dua kualifikimin në Botëror më shumë se çdo gjë tjetër

“S’dua asgjë tjetër më shumë në këtë botë sesa të shkoj në Rusi verën e ardhshme, por nuk ndiej të kem presionin e një kombi për këtë objektiv. Kemi respekt maksimal për Italinë, sepse ka në përbërje lojtarë shumë të mirë. Kemi gjithcka për të fituar dhe futbollistët e mi ndihen mirë.”   

Këto ishin fjalët e para që tha trajneri i Suedisë, Janne Andersson, në ditën e parë të grumbullimit për përplasjen me Italinë në play off. E qartë që në fillim, Suedia nuk e ndien veten inferiore përballë katër herë kampionëve të Botës, pavarësisht problemeve të shumta fizike që kanë futbollistët e saj.

Ekdal është shumë më mirë se më parë, po rikuperohet nga një dëmtim që e ka mbajtur gjatë jashtë fushave të blerta, por unë kam besim tek ai. Lindelof nuk ka patur fat në Manchester, por tani në kombëtare do të japë gjithcka mundet.  

Mes 25 të grumbulluarve për Italinë, Andersson ka një lojtar të vecantë, mbrojtësin Pontus Jansson, që për dy vite (2014 – 2016) ka qenë në urdhrat e trajnerit të “të kaltërve”, Ventura, kur drejtonte Torinon.

“Sigurisht që dicka do të më tregojë për punën dhe taktikat e Venturës.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...