Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Andi Lila ka një premtim: Do të thyej rekord, do të luaj deri…

Andi Lila jep një premtim të pazakontë për karrierën e tij në emisionin Wake Up në Top Channel. 33-vjeçari, i afruar pak javë më parë te Tirana, ende nuk ka zbritur në fushë me bardheblutë për arsye dëmtimi, por synimi i tij është t’i kalojë të 40-at si profesionist.

“Nuk jam në moshë shumë të madhe, jam vetëm 33-vjeç. Kam një dëmtim dhe, nëse arrij ta kaloj atë, do të thyej rekord dhe do të luaj deri në moshën 41-vjeçare. Me pasionin dhe vullnetin që kam, do ta e arrij”.

Një temë e prekur nga ish-lojtari i Kombëtares ishte edhe merkatoja e verës, teksa preku ofertën e refuzuar të presidentit të Kukësit, Safet Gjici.

“Shqipëria është e vogël. Takova mes miqsh edhe presidentin e Kukësit, Safet Gjici. Ai më bëri një ofertë që t’i bashkohesha këtij ekipi, por unë nuk e mendova kurrë që të shkoja. Si mund të ikja në ekip tjetër, kur vitet që kam kaluar te Tirana ishin më të bukurat e karrierës”, – u shpreh Lila.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...