Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Andoni dopietë për Larisën, Basha titullar në fitoren e Arisit

Mesfushori vlonjat Fation Andoni rezultoi vendimtar për skuadrën e AEL Larisës në kampionatin grek, pasi i dha ekipit një pikë të vlefshme, falë barazimit 2-2 në transfertën ndaj Paneitolikosit.

Futbollisti, që luan prej vitesh në skuadrën e Larisës, shënoi dy herë për të tijtë, duke arritur të rikuperojë disavantazhin prej dy golash për ekipin e tij.

Një tjetër shqiptar, Migjen Basha ishte titullar në transfertën që Aris i Selanikut fitoi me rezultatin e thellë 0-3, ndaj Asteras Tripolit. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare luajti nga minuta e parë dhe u zëvendësua në minutën e 57’, kur sfida ishte mbyllur, pasi të tre golat e Arisit u shënuan në pjesën e parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...