Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Andre Silva mbetet te Milani, Kaliniç drejt Spanjës

Ndërkohë që vijon të presë dënimin nga UEFA për mosrespektim të rregullave të Fair Play-t Financiar, Milani paralelisht po punon për të përforcuar skuadrën, në kuadër të sezonit të ardhshëm.

Trajneri Genaro Gattuso shikon mesin e fushës si pikën më të dobët dhe ka kërkuar nga drejtuesit, që të afrojnë një “Top Player” në këtë pozicion.
Por për t’u sistemuar mbetet edhe reparti i sulmit, me treshen Kaliniç-Cutrone-Silva, që shënuan shumë pak këtë sezon.

I konfirmuar është vetëm 19-vjeçari italian, ndërsa në orët e fundit mediat pranë kuqezinjve raportojnë se edhe portugezi do të vijojë të mbetet në dispozicion të Gattusos. Kjo pasi asnjë skuadër nuk duket e gatshme të paguajë më tepër se 20 milionë euro për të, ndërsa Milani pagoi dyfishin verën e kaluar, për ta marrë nga Porto.

Lojtari që duket me valixhet gati, është Nicola Kaliniç, për të cilin ka një ofertë prej 20 milionë eurosh nga Sevilla, në Spanjë. Gjithashtu mbetet për t’u vendosur edhe e ardhmja e Carlos Baccas, që është rikthyer te Milani, pas refuzimit të Villarealit, për të paguar kartonin e tij. Për sulmuesin kolumbian ka sërish oferta nga Spanja, me Valencian që është gati ta shtojë në organikën e saj, për të pasur një alternativë mjaft të mirë në stol.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...