Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Andre Silva: Në Milano më mungoi familja dhe deti

Verën e kaluar u transferua me shumë bujë nga Porto te Milani, por Andre Silva nuk arriti të përmbushë pritshmëritë, duke u klasifikuar në listën e dështimeve të merkatos.

I cilësuar si Cristiano Ronaldo i ri, sulmuesi portugez arriti të shënojë vetëm dy gola në 24 takime me Milanin në Serisë A, duke mos arritur dot të përshtatet.

Këtë fakt e pranoi edhe vetë Silva, që në një intervistë për mediat portugeze, zbuloi shkaqet e dështimit në këtë sezon të parë në Itali.

“Ishte hera e parë që largohesha nga familja, dhe nga deti. Pikërisht këto dy gjëra më mungonin më shumë në aventurën time në Milano. Përshtatja është e vështirë, pasi bëhet fjalë për shokë të rinj, gjuhë tjetër, sjellje të tjera, kulturë tjetër ushqyerjeje, etj.”, u shpreh sulmuesi portugez.

Aktualisht menaxheri i tij Jorge Mendes po punon me drejtuesit e klubit të Milanit, për të gjetur një tjetër skuadër për sulmuesin, që ka oferta nga Spanja dhe Anglia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...