Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Andrea Dovizioso: Në Moto GP kurrë nuk thuhet kurrë!

Të dielën e ardhshme në Spanjë zhvillohet Cmimi i Madh i Komunitetit Valencian, gara përmbyllëse e sezonit në Moto GP, ku do të vendoset përfundimisht edhe fati i edicionit të 69-të në Klasin Mbretëror. Pas 17 garave të zhvilluara gjatë vitit 2017, Marc Marquez udhëheq renditjen e përgjithshme të pilotëve me 21 pikë më tepër sesa Andrea Dovizioso, kështu që në garën e fundit në cirkuitin “Ricardo Tormo” të Valencias pilotit spanjoll i mjaftojnë thjesht pesë pikë për të siguruar titullin e katërt në këtë kategori. Natyrisht, për pilotin e Ducati-t viti 2017 përbën pa dyshim sezonin e tij më të mirë në Klasin Mbretëror, sidoqoftë 31-vjecari italian shfaqet tepër i përmbajtur dhe i ndërgjegjshëm gjithashtu se për të fituar titullin në kategorinë e motorëve 1.000 cc do të ketë nevojë për një mrekulli. Mbi të gjitha, për t’u shpallur kampion, Dovit i duhet patjetër të fitojë garën e Valencias, dicka tepër e vështirë, duke patur parasysh karakteristikat e motorit Ducati. Sikur të mos mjaftonte kjo, piloti roman duhet të lutet gjithashtu që 24-vjecari nga Katalonja të mos e përfundojë garën më lart se vendi i 12-të dhe, në fakt, në prezantimin e motorëve të rinj për sezonin e ardhshëm në “Ducati World Premiere 2018”, në Teatrin “Linear Ciak” të Milanos Dovizioso deklaroi se rikuperimi i 21 pikëve në luftën për titull ndaj pilotit spanjoll është një mision pothuajse i pamundur. Piloti italian gjithsesi kujtoi 6 fitoret e këtij sezoni dhe shtoi se gjithcka është e mundur, pasi në Moto GP kurrë nuk duhet thënë kurrë. Dovizioso këmbënguli në faktin që edhe nëse nuk realizohet mrekullia, përsëri sezoni mbetet i shkëlqyer si në aspektin personal ashtu edhe për ekipin e Ducati-t. Dovi shpjegoi se gara e fundit ngjall vetvetiu shumë interes, pasi nevojitet një administrim i vecantë i gomave dhe duhet shumë punë për ta mbyllur sa më mirë vitin 2017. Piloti italian me krenari rrëfeu se askush nuk priste, madje as ai vetë, që Ducati të fitonte kaq shumë gjatë këtij sezoni. Andrea Dovizioso shpjegoi se, mbi të gjitha, i ka bërë përshtypje mënyra sesi janë fituar garat, c’ka konfirmon progresin e bërë. Megjithatë, veterani i Klasit Mbretëror qartëson se ndryshimi i madh erdhi pas garës së Mugello-s, ndërsa në vazhdim, në pesë muajt e fundit, skuadra punoi fort, duke u përmirësuar në cdo drejtim. Në fund 31-vjecari e mbylli fjalën e tij duke theksuar se ndihet i emocionuar dhe gjithashtu krenar për faktin që ka fituar pa masë tifozët, gjë që i ka dhënë shumë kënaqësi si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...