Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Andy Murray tërhiqet nga US Open

Andy Murray zyrtarizon mungesën në US Open. Vendimin e bën të ditur vetë tenisti skocez, i cili vazhdon të ketë probleme fizike që e shoqërojnë që prej Roland Garros. Pushimi mesa duket nuk ka qenë i mjaftueshëm për ish numrin 1 të botës që ka vendisur të mos zbresë në fushat e “Flushing Meadoës” për grand slamin e fundit të sezonit. “Nuk do të luaj në US Open për shkak të problemit të vjetër në shpinë që më ka përndjekur që prej ndeshjes me Ëaërinkan në Paris. Kam bërë gjithçka për të qenë i gatshëm dhe mendoja se me disa javë pushim do t’ia dilja mbanë. Gjatë ditëve të shkuara ndihesha shumë mirë por shpina vazhdon të më dhembë shumë dhe për momentin nuk mendoj se mund të luftoj për të fituar prandaj kam marrë këtë vendim”, thekson Murray. Mungesa e skocezit i shtohet listës së gjatë të emrave të rëndësishëm që nuk do të marrin pjesë këtë vit në turneun amerikan. Bsashkë me të mungojnë edhe Novak Djokovic dhe Stanislas Ëaërinka, dy tenistë në radhën e pretendentëve. Me shumë mundësi, viti sportiv i Murray mbyllet këtu me një bilanc prej 25 fitoresh, 10 humbjesh dhe humbjen e vendit të parë në klasifikimin e përgjithshëm të meshkujve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...