Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Andy Ruiz-Anthony Joshua, sfida e revanshit në fund të vitit

Një nga surprizat më të mëdha në historinë e dueleve për peshat e rënda në boks ishte triumfi i pabesueshëm i Andy Ruiz Junior ndaj Anthony Joshuas. Favoriti i përballjes u rrëzua 4 herë në tapet, duke dorëzuar 4 gjerdanë të artë në duart e meksikano-amerikanit. Në botën e boksit ish-kampionit i ofrohet gjithnjë shansi i ndeshjes së revanshit me shumë gjasa dueli i dytë mes Ruiz e Joshua do të zhvillohet mes muajve nëntor dhe dhjetor.

Eddie Hearn, promotori i britanikut, ka shkruar në rrjetet sociale se e kanë aktivizuar në kontratë klauzolën e sfidën së kthimit, e cila do të zhvillohet në fund të këtij viti, teksa mbetet për t’u përcaktuar vetëm vendi.

Kur të gjithë prisnin supersfidën mes Delonte Ëilder dhe Anthony Joshua, ndodhi e papritura. Andy Ruiz Junior, i cili edhe pse zotëronte një rekord për t’u respektuar me 33 fitore e një humbje, ishte gati i panjohur në momentin kur iu dha mundësia të sfidonte anglezin, kjo për shkak se boksieri, i cili ishte në program për të qënë rivali i 29- vjeçarit, Jarrel Miller, rezultoi pozititv në kontrollet e anti-dopingut.

Më tej, mrekullia ndodhi në “Madison Square Garden” dhe sot Ruiz është kampioni i botës në 4 federata WBA, WBO, IBO e IBF.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...