Anel Rashkaj të dielën ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”, ku diskutoi për disa tema të rëndësishme. Trajneri aktual i akademisë së Halmtadtit për kategorinë U-17, diskutoi për atë çfarë synon personalisht, fillimet e tij tek kjo skuadër si dhe mundësitë e përfaqësueses së Kosovës për kualifikimin në Euro 2024.
Ish-kapiteni i parë i Kosovës, i cili udhëhoqi grupin e lojtarëve në ndeshjen premierë të Kosovës, shpreh atë çfarë mendon lidhur me ndeshjet kualifikuese.
Si ka qenë fillimi yt si trajner në Suedi?
Ka disa muaj që kam filluar, ndihem shumë mirë që jam sërish në fushë, por si trajner, po bëj atë që dua dhe kjo është e rëndësishme, gjithmonë kam menduar për të vazhduar karrierën time jashtë të qenit futbollist dhe si trajner, ti mëson shumë si lojtar dhe mendova që do të ishte një fillim shumë i mirë për mua.
A ka shqiptarë në klubin tuaj të ri?
Ka shumë shqiptarë, jam i befasuar vetë, ka shumë të rinj që nga mosha 10 deri tek ajo 18-vjeçare, ka lojtarë me origjinë edhe nga Kosova dhe lojtarë mjaft të talentuar tek ne dhe tek skuadrat e Evropës.
Cili është mendimi i juaj për mundësinë e Kosovës në kualifikime?
Mendoj që ka qenë short i volitshëm dhe është një rast shumë i mirë që të kualifikohemi. Zvicra do të jetë e preferuara për vendin e parë, por vendi i dytë është i hapur dhe Kosova mund të mposhtë kombëtaret e Rumanisë edhe Izraelit, Andorra dhe Bjellorusia përmbushin grupin dhe janë kombëtare që meritojnë respekt.
Lexo edhe:
- Kombëtare/ Ismajli nuk ia del, Sylvinho gjen zëvendësuesin e tij në Portugali
- Rival amerikan për Kristian Prengën, SuperSport sjell përballjen e zjarrtë
- Betis “fluturon” drejt zonës Champions, Iglesias fiton duelin me Muriqin
- VIDEO/ Gol spektakolar, Bregu frymëzon përmbysjen te Boluspor
A ke pasur ndonjë ofertë nga FFK-së, për ndonjë rol aty?
Ka qenë temë e hapur se a mund të kontribuoj në një përfaqësuese zinxhir të Kosovës, por ka qenë diskutim i shkurtër dhe nuk kam marrë një ofertë tjetër.
Izraeli dhe Rumania a janë rivalët tanë kryesorë për pozitën e dytë?
Rumania ka qenë mjaft e fuqishme por jo gjatë viteve të fundit ajo ka pasur ngecje, Izraeli është më i fortë se Rumania dhe ne kemi kaluar një periudhë kualifikimesh dhe ndeshjesh dhe duhet të jemi gati, sepse kemi lojtarë të cilët luajnë në klube të mëdha evropiane dhe kemi lojtarë kualitativ. Më parë për vendin e dytë është dashur të luajmë kundër Anglisë, Spanjës, Republikës Çeke, por me Izraelin ka mundësi dhe duhet të jemi të vendosur dhe të përgatitur, është një moment i mirë për ne.
