Angli

Anësori i Anglisë në “kundërsulm”: Flasin vetëm kur gaboj  

Trent Alexander-Arnold konsiderohet si një nga anësorët më të talentuar të gjeneratës së tij teksa është një titullar stabël në formacionin e Jurgen Klopp te Liverpool. Megjithatë, 24-vjeçari e gjen veten shpesh në qendër të kritikave, sidomos kur vjen puna te aspekti mbrojtës.

Madje, këtë sezon, kritikët janë treguar tejet të ashpër me të dhe së fundmi, Arnold që është i grumbulluar me Anglinë për Kupën e Botës në Katar, vendosi t’i kundërpërgjigjej. Lojtari britanik thekson se nëse ai gabon të gjithë nxitojnë ta vënë në dukje, ndërsa në të kundërt, në rastet që luan mirë, nuk merr asnjë kompliment.

“Mendoj, se unë duhet të përmirësohem në çdo aspekt të lojës. Ka momente ku duhet të marr vendime më të mira, raste në të cilat duhej të mbroj më mirë, por më duhet të them se ka edhe shumë momente ku i kam përmbushur detyrat në fazën defensive. Mendoj se njerëzve iu pëlqen më shumë të kritikojnë dhe flasin shumë më pak në rastet kur shfaqesh mirë”, u shpreh Arnold, i cili me fanellën e “Tre Luanëve”, koleksionon 17 prezenca.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency