Kyle Walker dëshiron të qëndrojë në radhët e Manchester City pavarësisht faktit se për sezonin e ardhshëm, trajneri Pep Guardiola nuk e konsideron të paprekshëm, madje, tekniku spanjoll edhe në ndeshjet e këtij sezoni ka nisur ta ulë në stol.
Sidomos pas ndryshimit të skemës, me Guardiolën që ka kaluar me tre mbrojtës në prapavijë, hapësirat për Walker janë zvogëluar gjithnjë e më shumë. Ofertat për 32-vjeçarin nuk mungojnë dhe Milan është një nga skuadrat më të interesuara për anglezin, por nga ana tjetër, vetë Walker nuk e preferon një transferim në Itali tek kuqezinjtë.
Lexo edhe:
- Ndryshime në kombëtaret e moshave/ Largohet trajneri i njohur, Bulku rritet në detyrë
- VIDEO/ Goli i parë në Rumani, Hoxhallari merita në fitoren UTA Arad
- VIDEO/ Tjetër gol në Ukrainë, Seferi “nderon” Vorsklan
- Refuzojnë fanellat me ylber, 5 titullarë trajnerit: Mos na llogarit për ndeshje!
Sipas The Sun, plani i Walker është të qëndrojë pjesë e Cityt deri në fundin e kontratës ( 30 qershor 2024), dhe më pas të kalojë tek Sheffield United aty ku nisi hapat e parë në karrierën si profesionist.
