Vetëm pak ditë përpara finales së Europa League midis Sevillas dhe Romës, anësori i verdhekuqve, Nicola Zalewski tregon për atmosferën që është brenda ekipit. Polaku ka rrëfyer se atmosfera brenda grupit është goxha e mirë, teksa ka shtuar se trajneri Mourinho di t’i menaxhojë mirë këto sfida.
A besoni ju në fjalët e trajnerit, ku ai flet për triumfin në Europa League, që ju siguron edhe rikthimin në Champions?
Kemi një trajner të madh, i cili di se si të luajë në finale. Duhet të pranojmë faktin që kemi një ndeshje të vështirë, me një kundërshtar i cili është ekspert në këtë kompeticion. Kemi shumë mungesa në këtë ndeshje, por gjithsesi ne nuk duhet të krijojmë justifikime.
Lexo edhe:
Ju keni ndryshuar shpesh rolin në këtë sezon, ku mendoni se jepni më të mirën tuaj?
Pozicioni im natyral është anësor i majtë. Në fakt këtë sezon kam ndryshuar shumë pozicione, por kjo më bën më të pjekur. Gjithsesi unë jam i gatshëm të luaj në çdo pozicion që ekipi ka nevojë.
A besoni se do të jeni titullar në këtë finale?
Për këtë pjesë nuk mund të shprehem, pasi janë detyrat e trajnerit, sidoqoftë unë do të mbështes ekipin si në fushë, edhe në pankinë.
