Premier League

“Anfield” tabu për Liverpoolin, Tuchel fiton përballjen me Klopp

“Anfield Road” shndërrohet në një tabu për Liverpoolin, që nuk fiton në shtëpo që prej 12 dhjetorit të vitit të kaluar. The reds u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Chelsea, duke marrë humbjen e 5-të në 6 ndeshjet e fundit në kampionat, ndërsa Klopp humbi përballjen e parë në Premier League ndaj patriotit të tin, Thomas Tuchel.

Chelsea tregoi që në fillim që kishte shkuar për të marrë pikë në “Anfield Road”, pasi luajti hapur dhe zbriti disa herë rrezikshëm. Në minutën e 24-t ishte sulmuesi gjerman Timo Werner që dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për një pozicion jashtë loje të verifikuar nga VAR.

Megjithatë londinezët vijonin të ishin kërkues dhe arritën të dërgojnë topin në rrjetë në minutën e 42-të me anë të Mason Maunt, i cili mori një top nga Kante, lëvizi bukur në zonë dhe ia doli të mposhtë portierin Alisson Becker.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo si e para, me Liverpoolin që provoi të hyjë në lojë, por nuk gjente thuajse asnjëherë mundësinë për të kërcënuar kuadratin e portierit londinez Mendy.

Ky i fundit ishte në rolin e një spektatori pa pagesë, pasi gjuajtja e parë në kuadrat i erdhi në minutën e 85-të, pas një tentative të lehtë me kokë nga ana e Firminhos.

Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi suksesin minimal të Chelsea-t, që rimerr vendin e katërt, ndërsa Liverpool komplikon arritjen në zonën Champions.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency