Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Anglezët shkaktojnë trazira në Mynih, një tifoz arrestohet se urinoi në publik

Më shumë se 4 500 tifozë anglezë do të jenë të pranishëm në Mynih (Allianz Arena) për ndeshjen e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kombeve kundër Gjermanisë. Policia vendase ka arrestuar të paktën shtatë ultras të “Tre Luanëve” për prishje të rendit publik. Disa prej prej tyre janë ndaluar pasi kanë provokuar forcat e rendit, një për përdorimin e flakadanëve në ambiente të mbyllura dhe një tjetër për urinim në publik.

Federata e Futbollit ka punuar me policinë lokale dhe shërbimet e sigurisë për të kufizuar trazirat në Gjermani. Mbështetësve të Anglisë u janë ndarë rreth 3 500 bileta për këtë ndeshje në transfertë, por një pjesë e konsiderueshme e tifozëve angleze kanë blerë bileta në sektorët e vendësve.

Është hera e parë që Anglia do të ketë një mbështetje të konsiderueshme jashtë fushe që nga bllokimi fillestar për shkak të pandemisë në mars 2020. Gjithashtu kjo do të jetë sfida e parë në Mynih që kur mposhti Gjermaninë 5-1 në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës në vitin 2001.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...