Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Anglia-Çeki, “zjarr” në mitikun “Wembley”, Franca detyrim fitoren në Moldavi

Në ditën e dytë të ndeshjeve të raundit të parë kualifikues të Euro 2020, përveç sfidës së “Loro Boriçit” mes Shqipërisë dhe Turqisë, luhen edhe 6 takime të tjera: 2 i përkasin grupit të kuqezinjve dhe 4 të tjera në grupeve A dhe B. SuperSport do të transmetojë 3 prej tyre dhe sigurisht vëmendjen të veçantë marrin përplasjet e kundërshtarëve të Shqipërisë.

E ndërsa përfaqësuesja e kuqezi do të zbresë në fushë përballë turqve, ekipi favorit për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin H këtë fushatë eliminatore, Franca, do të luajë në transfertë me Moldavinë. Një përballje e lehtë në letër për kampionët e botës, që kurrë më parë nuk janë ndeshur me këtë kundërshtar modest. Sfida tjetër e Grupit H është ajo mes Andorrës dhe Islandës, që parashikohet gjithashtu e lehtë për përfaqësuesen nordike.

Në orën 18:00 do të nisë Bullgari-Mali i Zi, e vlefshme për grupin A eliminator, ku bën pjesë edhe Kosova. “Dardanët”, të cilët barazuan 2-2 me një lojë spektatolare në miqësoren me Danimarkën në “Fadil Vokrri”, kanë interes të veçantë për këtë derbi ballkanik. Ndoshta një barazim do të ishte rezultati i parapëlqyer në këtë rast nga skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes.

Në orën 20:45, por nga Grupi A do të transmetohet nga Supersport Angli-Çeki, sfidë mes dy favoritëve për t’u kualifikuar në Euro 2020. “Tre Luanët” e kanë detyrim suksesin në mitikun “Wembley”, por të mos e komplikuar që në në start arritjen e objektivit.

Portugali-Ukrainë është një tjetër përballje e përzgjedhur për t’u transmetuar në SuperSport, pasi përplasen dy skuadra me shumë potencial në Grupin B, edhe pse duhet pranuar “luzitanët” mbetet favoritë për të marrë maksimumin para publikut të tyre. Me Cristiano Ronaldon në rolin e kapitenit (ndeshja e fundit e CR& në me përfaqësuesen ka qenë në finalet e Botërorit) gjithçka bëhet më e lehtë për të besuarit e Fernando Santos. Takimi tjetër i këtij grupi është ai mes Luksemburgut dhe Lituanisë

 

Ndeshjet e së premtes:

Bulgari–Mali i Zi (18:00)

Shqipëri-Turqi (20:45)

Andorrë-Islandë (20:45)

Angli-Çeki (20:45)

Moldavi-Francë (20:45)

Portugali-Ukraine (20:45)

Luksemburg-Lituani (20:45)

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...