Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Anglia fiton me goleadë ndaj Malit të Zi, Portugalia bën detyrën ndaj Lituanisë

Anglia bëri detyrën kundër Malit të Zi duke triumfuar bindshëm me rezultatin 7-0. Siparin golave do ta çelte Chamberlein në min e 11, teksa Kanë i cili ishte dhe protagonisti i madh i kësaj sfidë shënoi edhe dy herë të tjera në min e 19 dhe 24. Pas tij do të ishte radha e Rashford dhe në fundin e pjesës së parë sërish kapiteni i “tre luanëve”. Në pjesën e dytë autogol i Sofranac dhe rrjeta e Abraham i dha fund kësaj sfide.

Në grupin B, gjithashtu triumfoi bindshëm kundër Lituanisë në shifrat 6-0. Luzitanët fatin e tyre drejt euro 2020 do ta vulosin ndaj Luksemburgut. Pjesa e parë pa Ronaldon protagonist duke shënuar 2 herë, në min e 7 me 11-metërsh dhe të 22 duke dyfishuar shifrat. Në pjesën e dytë sërish vendasit dominues teka në skenë u ngjit Pizini dhe pas tij ishte radha Piacenzia.

Bernardo silva do të shënonte golin e 5, teksa Ronaldo shënoi golin e 6 për të tijtë dhe 3 personal. Në po të njëjtin grup Serbia mposhti 3-2 Luksemburgun. Mitrovic i dha epërsinë e dyfishte vendasve gjatë pjesës së parë. Në pjesën e dytë në të 54-ën Rodriguez provoi të rihapte sfidën, por Serbia u kundërpërgjigj me Radjonic, ndërsa rrjeta e Turpel nuk i mjaftoi Luksemburgut të evinte humbjen.

Fitore me përmbysje për Francën ndaj Moldavisë. Këta të fundit surprizuan gjelat duke kaluar në avantazh ne min e 9 me rata, por blutë u kundërpërgjigjën me mbrojtësin Varane. Fitorja do të vinte me vështirësi për vendasit, teksa 11-metërshi i shndërruar në gol nga ana e Girud e bëri të mundur marrjen e 3 pikëve.

Turqia bëhet skuadra e radhës që siguron kualifikimin për në Kampionatin Europian 2020, ndonëse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u luajtur në grupin H ku bën pjesë. Në stadiumin “Turk Telekom” të Stambollit, turqit nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Islandës, që ishte edhe rivali direkt për kualifikim, por kishte nevojë për 3 pikë sonte.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...