Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Anglia i shënon pesë gola Kosovës, Dardanët e vegjël dorëzohen pa kushte ndaj britanikëve

Kosova U21 e ka pasur të pamundur të përballojë forcën e moshatarëve të Anglisë teksa është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-5. Në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2023, Dardanët e vegjël u dorëzuan pa kushte me britanikët që shënuan gol në minutën e dytë duke e vendosur ndeshjen në shinat e duhura. Ishte Lewis-Potter që kaloi në avantazh “3 Luanët”, teksa 11-të minuta më pas Gordon i Everton dyfishoi shifrat.

Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë, Anglia nuk e hoqi këmbën nga gazi duke shënuar edhe tre gola të tjerë. Në dy raste ishte Cameron Archer i Aston Villas- ndërsa në fund për të konfirmuar mbrëmjen “Jo”, Krasniqi shënoi një autogol për të regjistruar shifrat përfundimtare 0-5.

Pas kësaj ndeshje, Anglia vijon kryesimin e grupit me 25 pikë pas 9 ndeshjeve teksa Kosova renditet e katërta me 11 pikë. Kujtojmë se pjesë e këtij grupi është edhe Shqipëria U21 që renditet në vendin e pestë me nëntë pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...