Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Anglia, Kane fut “në sherr” Shearer me Lineker dhe Klinsmann

Anglia përballet me Holandën në kërkim të finales së Euro 2024 me kapitenin që ka përfunduar në qendër të diskutimeve. Harry Kane u zëvendësua në kohën shtesë pas një performance pa shkëlqim ku nuk u përfshi shumë në lojën e skuadrës. Në 109 minuta ai kompletoi vetëm 8 pasime, vetëm njëri prej tyre në 1/3 e fundit të fushës. Kane gjithashtu preku vetëm 4 topa në zonë, duke u kritikuar për mungesën e aftësisë për tu futur në zonë për të kapur një nga krosimet e shumta të Bukayo Saka.

Alan Shearer e ka këshilluar Kane të bëjë punën e tij në zonë dhe të mos tërhiqet shumë pas, pasi ndaj Zvicrës më së shumti ai u pozicionua më pas se Saka dhe Trippier, e po ashtu se Jude Bellingham apo Phil Foden e madje shpesh më pas edhe se Kobbie Mainoo.

Lexo edhe:

Gary Lineker ka këshilluar se Watkins mund të ishte një opsion më të mirë për të marrë maksimumin nga Bellingham dhe Foden, por Shearer arsyeton se Kanë nuk mund të lihet jashtë skuadre në asnjë mënyrë pasi deklaroi; “Kane nuk luan vetëm kur është i dëmtuar. Ai është kapiteni dhe mban rekordin e golave. Nuk mund ta lësh jashtë, edhe pse nuk duket aq i mprehtë sa do të donim, por ai ka shënuar dy gola. Nëse ka një shans ai është më i afti për ta çuar në rrjetë. Unë do të luaja me Kane por duke e këshilluar të luajë në zonë dhe të mos kthehet aq pas”.

Ndërkohë Gary Lineker beson se tendenca e Kane për t’u kthyer pas ka një impakt negativ ndaj Foden dhe Bellingham pasi asnjë  prej tyre nuk dëshiron të vrapojë pas mbrojtjes siç bënin Raheem Sterling apo Marcus Rashford në turnetë e tjerë. Në fakt të dy numrat 10 duan të pasojnë për një sulmues, dikë si Watkins thotë Lineker.

Lexo edhe:

“Unë mendoj se loja e Anglisë është e mirë deri sa shkon pranë zonës, por aty është çështja pasi as Foden dhe as Bellingam nuk janë natyralë në pozicionin për të luajtur para Kane. Mendoj se trajneri nuk mund ta nisë me dikë tjetër përveç Kane, por edhe pas një orë mund të shohë se si shkojnë gjërat dhe të fusë dikë si Watkinks. Mendoj se kjo do të çlironte Foden dhe Bellingham. E di që kjo mund të duket e çuditshme por s’ka asgjë të keqe nëse nuk luan për gjithë 90 minutëshin, edhe nëse je kapiteni”.

Ndërkohë, një mendim tjetër ka Jurgen Klinsman, ish-lojtari dhe trajneri i Gjermanisë mendon se do të ishte absurde të lije jashtë formacionit Kane. Ish-sulmuesi mendon se Kane ka nevojë për një partner aty para duke i sugjeruar Southgate të luajë me modulin 4-4-2 me Toney përkrah Kane në sulm.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...