Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Anglia-Kroaci, sfidë revanshi për kreun e grupit

UEFA Nations League ka prodhuar emocione shumë të forta deri më tani, me spektaklin që nuk ka munguar. Prova që e vërteton këtë është situata në grupin 4 të Ligës A, aty ku gjenden Spanja, Anglia dhe Kroacia. Në takimet e para të luajtura në shtator u pa një Spanjë e frikshme, e cila mposhti fillimisht britanikët në “Wembley” 1-2, dhe më pas fitoi thellë kundër ballkanasve 6-0 në shtëpi. Shumë njerëz menduan se iberikët po ktheheshin ata të disa viteve më parë, ku dominuan nga 2008 deri në 2012 futbollin evropian dhe botëror, e jo vetëm në nivel kombëtaresh, por edhe në atë të klubeve. Gjithsesi, skuadra e Enriques u kthye me këmbë në tokë menjëherë, pas dy humbjeve radhazi, fillimisht me Anglinë në shtëpi 2-3 e disa ditë më parë kundër nënkampionëve të botës 3-2 në Zagreb.
Situata aktualisht është mjaft e ndërlikuar. Spanja kryeson me 6 pikë, ndërkohë Anglia dhe Kroacia kanë nga 4 secila. Për të siguruar kalimin në gjysmëfinale, ekipet e Southgate dhe Dalic do të kërkojnë fitoren, ndërkohë Spanja shpreson në një barazim midis tyre, që të presë biletën për më tej. Pavarësisht se konsiderohet favorite, duke qenë se ndeshja do të luhet në “Wembley”, humbja në gjysmëfinalen e Botërorit ka lënë një shije të hidhur tek Anglia, e cila do të kërkojë të hakmerret përballë kroatëve. Këta të fundit, në sfidën me Spanjën shfaqën lojën dhe mbi të gjitha shpirtin e garës që u pa në Rusi, dhe rrjedhimisht për ta, asgjë nuk është e pamundur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...