Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Anglia në çerekfinale, heroi i “Tre Luanëve” është Pickford

Jordan Pickford çon Anglinë në çerekfinale të Botërorit, ku do të përballet me Suedinë. Portieri i Evertonit në Premier League ishte vendimtar me dy 11-metërsha të pritur prej tij në llotarinë e penalltive, me kohën e rregullt dhe shtesën prej 30 minutash që përfunduan në barazim 1-1. Një kualifikim u vuajtur për përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, që u tregua e pakujdesshme duke u ndëshkuar me golin e barazimit në minutën e tret shtesë.

Në “Otkrytiye Arena” të Moskës u zhvillua një sfidë e tensionuar me kryesorin amerikan Geiger që ndëshkoi plot 8 lojtarë me kartonë të verdhë, 6 për Kolumbinë dhe 2 për Anglinë.

Pas një pjese të parë pa gola, takimi u zhbllokua nga Harry Kane me 11-metërsh në minutën e 57-të. Carlos Sanchez e teproi në duelin një për një pa top me sulmuesin e Tottenhamit, që u rrëzua në zonë. U desh të kalonin plot 3 minuta që të ekzekutohej penalltia, që u kontestua me forcë nga kolumbianët (i kërkuan kryesorit të konsultohej me VAR-in). Harry Kane goditi saktë në qendër, ndërsa Ospina u hodh nga e djathta e tij.

Atëherë ku anglezët po përgatiteshin për të festuar, Yerry Mina kërceu fuqishëm në zonë pas krosimit të Cuadrados nga këndi, duke e çuat takimin në shtesë. Dy pjesët me nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati e për rrjedhojë skuadra që do të kualifikohej u përcaktua nga goditjet e penalltive.

Në “ruletën” e 11-metërshave portieri i Anglisë, Jordan Pickford, priti dy ekzekutimet e fundit të kolumbianëve, ndërsa për anglezët gaboi vetëm Henderson.

 

Kolmbia                         Anglia

1 – Falcao           +            2 – Harry Kane   +

2 – Cuadrado    +            3 – Rashford       +

3 – Muriel          +            3 – Henderson   

4 – Uribe            –             4 – Trippier        +

5 – Bacca            –             5 – Dier               +

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...