Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Anglia të fik derën”, Deschamps: Jemi të lumtur, na kualifikon… Mbappe

Franca gjen Anglinë në çerekfinalet e Kupës së Botës, me shpresën për t’i shkuar përsëri deri në fund këtij kompeticioni dhe për t’u bërë kombëtarja e tretë që fiton dy herë radhazi Botërorin pas Italisë dhe Brazilit.

“Gjelat” janë të vetëdijshëm se nuk do të jetë një mision i lehtë ndaj “Tre Luanëve”, të cilët kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira. I vetëdijshëm për këtë gjë është trajneri i kampionëve në fuqi, Didier Deschampes.

Duhet të ruajmë qetësinë që kemi treguar nga fillimi i këtij turneu. Luajmë në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe nuk mund të them se ka stres, presion apo diçka tjetër. Jemi të lumtur. E rëndësishme është që futbollistët të argëtohen dhe ta shijojnë ndeshjen. Anglia është një ekip që mund të dëmtojë këdo nga kundërsulmi.

Ata kanë shënuar më shumë gola se kushdo tjetër. Janë një ekip i i madh, që kanë cilësi dhe një aftësi të pabesueshme për të shënuar. Nuk është rastësi që ata janë këtu. Megjithatë, ne kemi besim dhe nuk mund të kemi frikë përballë tyre“, deklaroi Deschamps.

Te Franca sytë i kanë nga Kylian Mbappe. Futbollisti i PSG-së ka dhuruar paraqitje të mira e do të synojë që të jetë lideri i Kombëtares së tij edhe ndaj Anglisë. Trajneri i gëzohet performancës së 23-vjeçarit, duke theksuar se ai është në gjendje që të jetë përcaktues edhe kur nuk është në momentin e tij më të mirë.

Mendoj se Anglia e ka studiuar Mbappen, si katër rivalët tanë të mëparshëm. Kylian ka aftësinë për të bërë diferencën. Në ndeshjen e fundit, në të cilën ai nuk ishte në nivelin e tij më të mirë krahasuar me dy të parat, ai vazhdoi të ishte vendimtar“. Sa i takon të ardhmes, Deschamps iu shmang përgjigjes duke theksuar se për të e rëndësishme është që ekipi të shkojë në gjysmëfinale, e më pas do të mendohet për të ardhmen.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...