Kombëtare

“Anija nuk po mbytet”, Deschamps: Francën e vërtetë shiheni në Katar

Franca shpëtoi nga zbritja në Ligën B në Nations League për vetëm një pikë. Kampionët e Botës u mposhtën 2-0 në Danimarkë të hënën në mbrëmje. Didier Deschamps nuk krijon panik, teksa analizoi momentin jo të mirë të kombëtares franceze.

Anija nuk po mbytet. Krijuam shumë raste, por bëmë edhe shumë gabime. Gjithsesi, skuadra jonë është shumë e re dhe nuk jam i shqetësuar, pasi Nations League është një kompeticion i komplikuar për të gjithë.

Vura re edhe rezultatet e tjera, nuk jemi e vetmja Kombëtare e madhe që humbi. Nuk po justifikohem, por Francën e vërtetë do e shihni në Botërorin e Katarit”, deklaroi trajneri i “Gjelave” pas disfatës në Kopenhagen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency