Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ankand për Perin, e kërkojnë Juve, Napoli dhe Inter

Mattia perin luan prej disa sezonesh te Genoa, ku ka treguar një nivel mjaft të lartë dhe konstant në fushën e lojës, duke merituar edhe shiritin e kapitenit.
Gjithsesi portieri i Kombëtares italiane duket se po luan ndeshjet e fundit me kuqeblutë, pasi në garë për shërbimet e tij janë vënë disa klube të Serisë A.

Napoli kryeson këtë listë, pasi po kërkon një zëvendësues për Pepe Reinën dhe shikon te Perin njeriun e duhur për t’i besuar katërkëndëshin e portës. Gjithashtu edhe Interi është vënë në lëvizje për kapitenin e Genoas, pasi me Handanoviç që po kalon vitet e fundit të karrierës, kërkon një profil ideal për t’i besuar portën në vitet e ardhshme dhe Perin është i duhuri si për moshën, ashtu edhe për eksperiencën që disponon.

Së fundi presidenti i Genoas, Enrico Preziossi zbuloi se edhe Juventusi ka kërkuar informacione për portierin kuqeblu, ndërsa tha se këto ditë do të ulet në bisedime me përfaqësues të 3 skuadrave të mëdha italiane, për të dëgjuar ofertat e tyre.

Genoa do të ishte e kënaqur po të arkëtonte një shumë prej 20-25 milionë eurosh për Perin, ndërsa deri tani ofertën më të lartë e ka bërë Napoli, me 17 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...