Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ankand për Rashicën, Napoli ofron Younes dhe…

Jo vetëm Milani në gjurmët e Milot Rashicës. Sipas medieve nga përtej Adriatikut, për sulmuesin e Werder Bremenit interesohet seriozisht edhe Napoli. Në pritje të zgjidhjes së të ardhmes në Champions, klubi napolitan duhet të zgjidhe edhe problemet e brendshme që nuk kanë të bëjnë me futbollin, çka ka ndikuar në uljen e rendimentit. Drejtuesit e skuadrës nga jugu i Italisë kanë nisur të studiojnë alternativat që u ofron merkatoja që në dritaren e janarit.

Corriere dello Sport shkruan se Milot Rashica, autor i 8 golave në këtë sezon me Werderin në Bundesligë është objektiv i presidentit De Laurentiis.

Në fakt, drejtori sportiv Giuntoli, e ndjek lojtarin e datëlindjes 1996 që kur luante me Vitessen në Eredivisie. Klubi gjerman, ç’është e vërtetë, nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e shqiptarit në gjysmën e sezonit dhe vetë lojtari është shprehur se nuk po mendon për merkaton:

Jam shumë i qetë, jam i lidhur me kontratë deri në vitin 2022 dhe kemi një skuadër fantastike.”

Por Napoli nuk “gënjehet” nga deklaratat publike, ndaj ka në plan të ofrojë Amin Younes për të bindur drejtuesit e klubit gjerman për Rashicën. Sigurisht që Napoli duhet të shtojë edhe një shumë parash për “yllin” e Kosovës, kartoni i të cilit vlerësohet jo më pak se 20 milionë euro. Talenti shqiptar u pëlqen edhe disa skuadrave angleze, ndaj çmimi i tij më të rritet edhe më shumë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...