Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ankandi për Kumbullën, në garë edhe Mourinho

Db Trento 04/08/2019 - amichevole / Spal-Hellas Verona / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto: Marash Kumbulla

Jose Mourinho në gjurmët e Marash Kumbullës. Është ky lajmi i fundit në sagën e gjatë të merkatos së verës për mbrojtësin e Kombëtares Kuqezi. Siç raporton “L’Arena di Verona”, bosi i Tottenhamit është një admirues i mbrojtësit kuqezi dhe ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Mediat saktësojnë se ende nuk ka patur një ofertë zyrtare në klubin e Veronës për qendërmbrojtësit që spikati në sezonin e fundit të Serisë A, por shqiptari është një lojtar që Mourinho e pëlqen shumë dhe Tottenham për këtë arsye po ndjek me interesim zhvillimin e situatës në lidhje me transferimin e tij.

Me kohën që shtrëngon, e përditshmja italiane saktëson se vlerësimi i kartonit për Kumbullën nga ana e Veronës aktualisht është 24 milionë euro, nga 28 milionë që kërkonte klubi pak javë më parë, duke qenë se në ndjekje të Kumbullës janë disa nga skuadrat më në emër të Serisë A, përveç Juventusit, Interit e Lazios së fundmi në garë është futur dhe Milani, ndërkohë që skuadrat e Interit e Lazios, deri tani janë shfaqur më këmbëngulëse në tratativat me Veronën për të përfituar shërbimet e tij.

Lazio, pasi pa t’i refuzohej një ofertë e parë prej 20 milionë eurosh, plus Andre Anderson, është gati të riformulojë një tjetër kërkesë zyrtare, ndërsa Interi i Contes e shikon Kumbullën si lojtarin ideal për ta vendosur në qendër të mbrojtjes në rast largimi të Skriniar.

Tanimë ankandi i hapur për 20-vjeçarin shqiptar kalon kufijtë e Italisë, me Tottenhamin që vihet në radhën e klubeve për shërbimet e tij. Me një trajner si Mourinho dhe një kampionat si Premier League joshja për vetë futbollistin mund të jetë më e madhe.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...