Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ankandi për Milinkovic-Savic, Lotito do 150 milionë euro

Milinkovic-Savic mbetet aseti më i çmuar i Lazios, një futbollist me rritje eksponenciale dhe që kërkohet nga klubet më të mëdha europiane. Bardhëkaltrit, gjithsesi, mbeten të qetë sa i përket të ardhmes së tij, sepse ka kontratë deri në vitin 2022. Bilanci i Lazios është i shëndoshë, madje viti 2017 është mbyllur em një plusvalencë prej 12 milionë eurosh.

Presidenti Lotito nuk ka nxitim për ta shitur 23-vjeçarin, madje mund të luajë në në merkato për të përfituar sa më shumë nga kartoni i tij. Lazio pritet të përfitojë rreth 60 milionë euro nga shitja e emrave të tillë si Biglia, Keita dhe Hoedt, pa qenë nevoja të privohet nga Milinkovic. Mateja Kezman, ish-futbollisti serb, është menaxheri i mesfushorit, të cilin pak kohë më parë e vlerësoi 70 milionë eurom duke iu referuar Transfermarkt.

Por Lotito mendon se Milinkovic vlen dyfishin e kësaj shume, nëse merr në konsideratë lëvizjet që kanë kryer vitin e fundit klubet e mëdha europiane. Fakti që lojtari ka edhe 4 vite të tjera kontratë është arma më e fortë e presidentit Lazios, që pretendon se shtatltari serb vlen 150 milionë euro.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...