Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ankimimi i Atleticos për rastin “Griezmann”, merret vendimi kundër Barçës

Ankimimi i Atleticos së Madridit kundër Barcelonës për rastin “Griezmann” mund të çojë në dy zgjidhje: mbylljen e “Camp Nout” për një ndeshje, ose me shlyerjen e një gjobe vërtet qesharake nga klubi “blaugrana”. Bëhet fjalë për 300 euro, një shifër që për një emër të madh si Barcelona….

Duket se do të jetë ky vendimi për zgjidhjen e çështjes së sulmuesit francez, që ka trazuar Spanjën gjate verës. Drejtuesit e “Los Colchoneros” e akuzuan Barcelonën se i kishin nisur bisedimet me futbollistin pa autorizimin e tyre, në një periudhë kur klauzola e largimit ishte 200 milionë euro. “Blaugranat”, në fakt, e morën futbollistin pas 1 korrikut, kur hynte në fuqi klauzola e largimit 120 milionë euro. Gjykatësi Juantxo Landaberea, që ka bërë shqyrtimin paraprak të fakteve, ka propozuar pikërisht këtë zgjidhje: gjobë 300 euro, ose mbylljen e stadiumit për një ndeshje.

Masa ndëshkimore ekonomike është vërtet qesharake. Sipas “El Mundo Deportivos”, shifra e ulët e gjobës lidhet me faktin se Atletico nuk ka siguruar prova të reja, përveç atyre të cituara në media.

Klubi madrilen kërkoi dëmshpërblim 80 milionë euro, shifër që është diferenca mes klauzolës së largimit, që ishte në fuqi para 1 korrikut, me shumën e paguar nga Barcelona, duke pretenduar se fjalët e vetë futbollistit (Griezmann) dhe sjellja e Barcelonës janë sinjale që bisedimet kanë nisur prej shumë kohësh. Mirëpo gjykatësi vendosi duke iu referuar Kodit të Disiplinës Sportive të Federatës Spanjolle të Futbollit. Tashmë “Camp Nou” nuk do të hapë dyert për një ndeshje ose arka e Barcelonës do të “varfërohet” me 300 euro.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...