Serie A

Ankth tek Interi për mesfushorin, u dëmtua në ndeshjen e kombëtares

Liga e Kombeve vazhdon të jetë e mallkuar për skuadrat italiane. Dëmtime e shumta po kthehen shqetësim serioz për ekipet e Serisë A dhe skuadra e fundit që merr një lajm të keq është Interi.

Marcelo Brozovic braktisi ndeshjen Kroaci-Austri që në minutën e 18-të për arsye fizike. Regjizori zikaltër është dëmtuar vetë, pa pasur kontakt me kundërshtarët, dhe ka kërkuar ndërrimin. Problemi i mesfushorit është i natyrës muskulore në kofshën e majtë.

Pas angazhimeve me Kroacinë, Brozovic do të rikthehet në “La Pinetina”, ku stafi mjekësor i Interit do të vlerësojë me kujdes shkallën e dëmtimit. Në kampionat, në çdo rast, kroati nuk do të marrë pjesë në ndeshjen ndaj Romës për shkak të skualifikimit (mund të ketë ardhur shansi i Kristjan Asllanit), por Interi, të martën, më 4 tetor, pret Barcelonën në “Meazza” në një përplasje vendimtare për kualifikimin në 1/16 e Champions League.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency