Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ansu Fati 17 vjeç, ja ku ishin lojtarët më të mëdhenj të futbollit në moshën e tij (fotot)

Ka luajtur me Barcelonën në 6 ndeshje të La Ligas në në këtë sezon, madje ka shënuar edhe dy gola, në fitoren 5-2 me Valencian dhe barazimin 2-2 në fushën e Osasunas. Referenca është për sulmuesin e ri të Barcelonës, Ansu Fati, i cili këtë të enjte feston 17-vjetorin e lindjes. Sulmuesi i formuar në La Massia, konsiderohet një nga talentët me premtues të futbollit dhe statistikat në muajt e parë në radhët e Barcelonës (në ekipin e parë) nuk lënë vend për dyshime. Po ku luanin disa nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit kur ishin në moshën e tij?

  • Lionel Messi ishte 17 vjeç kur debutoi në një ndeshje zyrtare me fanellën e Barcelonës, pikërisht në derbi me Espanyolin.

 

  • Në këtë moshë, Ronaldo “Fenomeni” fitonte Kupën e Botës me Brazilin në “USA 1994”.

  • Kur Maradona mbushi 17 vjeç, kishte dy vite se që luante në Primera División në Argjentinë.

  • Kur i madhi Pelé festoi 17-vjetorin, kishte një vit që i ishte bashkuar ekipit të parë të Santosit.

  • Vetëm një muaj pasi kishte mbushur 17 vjeç, Cristiano Ronaldo debutoi me ekipin e parë të Sportingut të Lisbonës.

  • 17 vjeç ka qenë edhe legjenda holandeze, Johan Cruyff, kur luajti ndeshjen e tij të parë me fanellën e Ajaxit.

  • Një ditë para se të mbushtë 17 vjeç Zidane debutoi me ekipin e parë të Cannes.

  • Kur Andres Iniesta fiku qirinjtë e ditëlindjes së 17-të, kishte vetëm tre muaj që stërvitej me ekipin e parë të Barcelonës.

  • 17 vjeç ishte edhe Fernando Torres kur debutoi tek Atletico e Madridit përballë Leganes në “Calderon”.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...