Basketboll

Anthony Davis nxjerr në shitje vilën luksoze, tremben Lakers

Anthony Davis dhe LeBron James janë basketbollistët kyç në skuadrën e Los Angeles Lakers, që këtë sezon janë shfaqur dominantë në Konferencën e Perëndimit dhe konsiderohen favoritë për t’u kthyer në fornin e NBA-së.

Lakers bënë një veprim të zgjuar verën e kaluar, kur vendosën të transferonin Lonzo Ball, Brandon Ingram, Josh Hart dhe zgjedhjen e katërt të draftit të vitit 2019 në New Orleans, në këmbim të një superylli si Anthony Davis. Lojtari iu bashkua kalifornianëve një vit para se të shndërrohet lojtar i lirë (sapo të mbyllet sezoni aktual, i ndërprerë tashmë për shkak të Koronavirusit).

Drejtuesit e Lakers e kishin të qartë që në fillim se do të vinte kjo situatë, që kërkojnë ta zgjidhin sa më parë.

Të gjithë mendojnë për vazhdimësinë e një prej lojtarëve më të mirë të NBA-së te Lakers, sidoqoftë, një veprim i bërë nga vetë Davis në orët e fundit ka ngritur dyshime për të ardhmen e tij.

Lojtari “all star” ka vënë në shitje rezidencën e tij në Westlake Village, në Los Angeles, çka ka shtuar thashethemet për një largim të mundshëm nga ekipi i Los Angeles gjatë kësaj vere. Davis ka vendosur ta shesë rezidencën e tij luksoze, që ka pesë dhoma gjumi, shtatë tualete, një pishinë me një rrëshqitje të dyfishtë dhe një palestër, që përfshin një fushë private basketbolli. Të gjitha për çmimin “modest” prej tetë milionë dollarësh.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency