Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Anthony Joshua rikthehet në ring

Anthony Joshua do të ngjitet këtë verë në ring për të mbrojtur titujt e tij botërorë në peshat e rënda në IBF, WBA dhe WBO. Sfidanti i tij do të jetë pikërisht amerikani Jarrell Miller dhe dueli do të zhvillohet në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, pikërisht në datën 1 qershor.

Për Joshua, i cili në muajin shtator të vitit të kaluar u përball me Alexander Povetkin, të cilin e mundi pas 7 raundeve, kjo është hera e parë që do të ngjitet në një ring boksi në tokën amerikane.

“Për mua ka qenë një nder që të ndeshem në një nga arenat më të mira në botë si stadiumi “Wembley” në Londër, por tani ka ardhur koha të kaloj Atlantikun dhe të mbroj titujt e mi në peshat e rënda në SHBA”, tha Joshua.

Anthony Joshua, 29 vjeç, ka një bilanc perfekt në karrierën e tij të deritanishme me 22 fitore, 21 nga të cilat me KO dhe asnjë humbje. Edhe rivali i tij, Jarrell Miller ka një bilanc shumë pozitiv në ndeshjet e tij me 23 fitore, 20 nga të cilat me Knock Out, asnjë humbje dhe 1 barazim.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...