Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Antonio Conte kërkon siguri te Tottenham, Juventus pret në “heshtje”

Conte nuk i kursen batutat

Tottenham dhe Antonio Conte po shijojnë një fillim sezoni fantastik, me skuadrën londineze që në 7 javë ka koleksionuar 5 fitore dhe 2 barazime duke prekur kuotën e 17 pikëve, po aq sa Manchester City.

“Spurs” shihen si pretendent kryesor edhe për titullin kampion dhe nisja i jep të drejt dhe akoma më shumë pas një suksesi me 6 gola, të shtunën përballë Leicester City.

Antonio Conte, “regjisori” i londinezëve tani po mendon edhe për rinovimin e kontratës së tij, por pavarësisht formës së skuadrës deri më tani, italiani kërkon të dijë se deri ku mund të arrijë klubi në merkaton e ardhshme.

Pra, me pak fjalë, Conte dëshiron të informohet mbi buxhetin e Tottenham, pasi dëshiron të ndërtojë një skuadër solide dhe pretendente.

Kontrata aktuale e Conte-s skadon në verën e vitit 2023 dhe sipas medieve angleze, tani kur kampionati do të ndalojë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, trajneri dhe drejtuesit e klubit do të ulen në tryezë për të diskutuar dhe më pas pritet të mësohet edhe e ardhmja e trajnerit.

Ndërkohë, në Itali, këtë situatë e përkthejnë edhe në një formë tjetër dhe kjo ka të bëjë me një rikthim të mundshëm te Juventus, pasi torinezët, sipas medieve italiane e kanë kontaktuar Conte-n dhe i kanë premtuar dorë të lirë dhe tani Antonio thjeshtë kërkon siguri për të ardhmen e tij.

Nëse midis trajnerit dhe drejtuesve të Tottenham do të gjendet gjuha e përbashkët, kontrata e re pritet të firmoset në janar dhe Juventus do të detyrohej të shikonte për alternativa të tjera.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...