Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Antony kërkon largimin, Schreuder: Luajmë ne në Champions, jo Man. UTD

Ajax triumfoi minimalisht në transfertën e Sparta Roterdam, por vëmendja e klubit është e përqendruar te braziliani Antony.

Sulmuesi refuzoi grumbullimin për këtë sfidë sepse po shtyn për një transferim të tij te Manchester United.

Pas ndeshjes, në Roterdam, trajneri i “harkëtarëve”, Alfred Schreuder foli hapur mbi këto zëra, duke i bërë thirrje lojtarit të qëndrojë në Amsterdam.

“Unë dua që Antony të qëndrojë. Unë mendoj se klubi nuk do ta shesë atë. Shifrat janë të frikshme, por unë e di se ne nuk do të gjejmë më të mirë se ai në rast largimi. Kam besim te klubi, pasi ne kemi përparësi projektin, jo paratë, pasi jemi në një pozicion “komod” financiarisht. Të them të drejtën, unë e kuptoj Antony, por ai luan për Ajax. Ne do të luajmë në Champions League, Manchester United jo dhe ata janë në ndërtim e sipër”- tha Schreuder.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...